Rritja e pagave të mësuesve 40 %. Ilir Beqaj takim me mësuese e mësues të qytetit të Shkodrës…

Shpërndaje

Në një takim të deputetit Ilir Beqaj, njëherazi drejtues politik i qarkut Shkodër të PS-së me mësuese e mësues të qytetit të Shkodrës u evidentuan arritjet kryesore në arsimin parauniversitar qoftë në procesin mësimor, qoftë në fuqizimin e aftësive të mësuesve, qoftë në mbështetjen e nxënësve.

· Kurrikula e reformuar e arsimit parauniversitar ka në themel aftësimin e nxënësit për jetën dhe për të nxënit gjatë gjithë jetës.

· Kurrikula me bazë kompetencash e shoqëruar me botimet më cilësore të Kembrixhit apo Oksfordit

· Libra falas për të gjithë nxënësit deri në klasën e 9-të.

· Shkolla Qendër Komunitare

· Nisma ‘’Tri lëndë në 6 orë’’

· Krijimi i klasave sportive, shtimi i orëve të edukimit fizik

· Nisma ‘’Bëjmë detyrat e shtëpisë në shkollë’’

· Digjitalizimi i procesit mësimor

· Mësues për Shqipërinë – Portali i mësuesit. Mundësi e barabartë në përzgjedhjen e vendeve të punës sipas parimit Meritë-Preferencë-Transparencë

· Ngritja e kapaciteteve të mësuesve ndihmës dhe fuqizimi i tyre në shërbimin e nxënësve me aftësi të kufizuar. 2013 kur nuk kishte asnjë mësues ndihmës sot kemi 1270 mësues ndihmës në mbështetje të kategorive të nxënësve me aftësi të kufizuar

· Dyfishimi i punonjësve në shërbimin psiko-social me konkurim të hapur në gjithë territorin. Ofrimi i ndihmës dhe mbështetjes nëpërmejt portalit të psikologut (nga 2013 kur ky shërbim numëronte rreth 300 punonjës të këtij shërbimi sot është 620 punonjës duke bërë të mundur uljen e numrit të nxënësve që mbulon një punonjës)

· Drejtimi i shkollës – Shkolla e Drejtorëve. Janë çertifikuar drejtuesit e parë dhe procesi po ecën me ritme të shpejta për të mundësuar drejtim të shkollën në mënyrë profesionale

· Shpërblimi i mësuesve. Rritje pagash me 32 % dhe ulja e barrës fiskale prej taksimit progresiv.

· Siguria në shkollë (nga 2013 kur ky shërbim nuk ekzistonte deri sot janë shtuar 150 oficerët e sigurisë në shkollat e arsimit të mesëm).

Në mandatin e ardhshëm do të vijohet me konsolidimin e reformave të nisura.

Rritja e pagave të mësuesve 40 %.

Përjashtimi nga tatimi mbi të ardhurat i pjesës së pagës 40 mijë lekë.

Nuk do të ketë më mësim me dy turne pas vitit 2025.

Eksperienca e fituar gjatë pandemisë në mësimin digjital do të shërbejë për të përballuar edhe problemin e klasave kolektive duke ofruar mësidhënie të alternuara në klasë dhe online.

May be an image of 1 person, standing dhe ambiente të jashtme
May be an image of 1 person, sitting dhe ambiente të jashtme
May be an image of një ose më shumë njerëz, pemë dhe road
May be an image of një ose më shumë njerëz, people standing dhe road
May be an image of një ose më shumë njerëz, people sitting dhe ambiente të jashtme
May be an image of 1 person, standing dhe ambiente të jashtme
Shpërndaje