Rezultatet e Censusit 2020.
Në datat 10, 11 dhe 12 Janar 2020 u zhvillua Censusi Ndërkombëtar i shpendëve dimërues të ujit dhe nga numërimi në 34 pika, të caktuara më parë, në tre zona , dy prej të cilave ZM janë numëruar në total 43 449 individë të ndarë sipas zonave:
- Rezervati Natyror i Menaxhuar Liqeni i Shkodrës nga 15 pika janë numëruar 41 198 individë.
- Peizazhi Ujorë Tokësor i Mbrojtur Lumi Buna – Velipojë nga 14pika numërimi janë regjistruar 1974 individë
- Liqeni i Vau Dejës nga 5 pika janë numëruar 277 individë.
Numrin më të lartë në këtë census e zënë Bajza (Fulica atra), Pulëbardha e zakonshme (Croicocephalus ridibundus); Pulëbardha rozë (Croicocephalus genei); Karabullaku i detit (Phalacrocorax carbo); Karabullaku i vogël (Microcarbo pygmeus); Kryekuqe e mjeme (Aythya ferina); etj.
Fotot: Tonin MACAJ & Liridon SHALA