8 vjet në pushtet me abuzime me taksat e shqiptarëve, i pangopur me konçesione korruptive, Edi Rama synon të vazhdojë në të njëjtën rrugë.
Për të arritur këtë nuk e ka problem të shtiret herë si viktimë, herë si aktor estrade i realizmit socialist me një retorikë banale, duke sulmuar kundërshtarët politikë. As burrni e as integritet, vetëm banalitet ofron Edi Rama për shqiptarët. Sillet kështu sepse nuk ka një bilanc të vetin në 8 vite në pushtet përvecse shkatërrim, vrasje shprese, kanabizim të vendit, kthim pas në procesin e integrimit me detyrat që shtohen cdo vit, emigrim masiv të shqiptarëve e sidomos të intelektualëve dhe izolim pasi askush nuk e pret e as nuk e viziton më kryeministrin e korruptuar që ka braktisur qytetarët e vet në kohë pandemie.
Edi Rama nuk ka asnjë bilanc pas 8 vitesh në pushtet e asnjë program prandaj fushata e tij bazohet tek përbaltja banale e kandidatëve të opozitës. Ka frikë dhe kjo i lexohet qartë! Bën mirë sepse më 25 Prill shqiptarët do votojnë Partinë Demokratike e aleatët e saj që e kanë një program profesional e të targetuar për të nxjerrë vendin nga humnera ku e ka zhytur Edi Rama, për të shëruar ekonominë e çliruar bizneset e qytetarët nga makutëria e bandës që ka marrë peng Shqipërinë prej 8 vitesh.
#25 Prill#ShqiptarëtÇlirohen#ShqipëriaFITON