Kur kane mbetur dhe pak dite nga zyrtarizimi i kandidateve per deputete ne zgjedhjet parlametare te 25 prillit 2021, ne Partine Socialiste te Shkodres tashme pese emrat e pare per kandidatë pothuajse jane zyrtarizuar. Burime prane PS Shkoder bejne me dije per RealitetiPost, se pese emrat e perfolur jane emra te njohur dhe qe kane dhene kontribut ne tete vitet e qeverisjes se Rilindjes.
I pari qe kryeson listen per qarkun e Shkodres eshte Ilir Beqja, njekohesisht dhe drejtuesi politik i fushates se 25 prrillit per kete qark.
I dyti e vijon listen deputeti aktual nga Malesia se Madhe, Paulin Sterkaj.
Vendin e trete ne liste e vazhdon prefektja e Qarkut Shkoder, Majlinda Angoni, e cila prej pak muajsh eshte shume aktive ne politiken lokale.
I katerti ne liste flitet te jete Benet Beci, njekohesisht drejtor i Koorporates Elektroenergjitike Shqiptare. Beci pritej te kandidohej pasi prej kohesh ka qene aktiv me daljet e tija neper media duke i kushtuar vemendje qytetit te Shkodres me envestimet qe jane bere ne KESH.
Ndersa i pesti ne liste perflitet deputeti aktual Luan Harusha, i cili mesa duket ditet e fundit ka marre aprovimin e Kryeministrit Rama per te qene ne pese emrat e pare ne listen e Qarkut Shkoder.
Gjithsesi, Kryeminitri Rama njihet per surpriza dhe duhet te presim deri ne daljen zyrtare te listes se kandidateve per deputet. Partia Socialiste, jo zyrtarisht, fushaten elektorale e ka filluar qe ne shtator te vitit te kaluar ndersa ka aktivizuar me te gjithe vendit drejtuesit e qarqeve. Kur kane mbetur rreth 60 dite nga 25 prillit, agresiviteti per te fituar votues eshte rritur./RealitetiPost/