Qytetarët shqiptarë mund të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit jo vetëm me kartë identiteti, por edhe me pasaportë biometrike.
Pak javë më parë ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi pati deklaruar se në votim mund të shkohet vetëm me ID, por këtë të premte zv.ministrja, Romina Kuko tha se mund të përdoret edhe pasaporta.
Ky hap prapa i Ministrisë së Brendhme nuk dihet nëse ka ardhur për shkak të kërkesës që opozita e bashkuar i bëri pak ditë më parë për shtyrjen e aftit të vlefshmërisë së kartave të skaduara të qytetarëve apo numrit tepër të lartë të shqiptarëve që mund të rrezikojnë pjesëmarrjen në zgjedhje, pikëruisht për këtë shkak.
Sa i përket qytetarëve, që kanë vetëm kartë identiteti dhe jo pasaportë, Ministria e Brendshme bëri të ditur, se sportelet e kompanisë Aleat do jenë të hapura edhe në fundjavë, ku u bën thirrje qytetarëve që të aplikojnë për rinovimin e ID të tyre.