KQZ regjistron në zgjedhje partinë e Tom Doshit me kryetar tjetër…

Shpërndaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar për garën e 25 prillit, partinë e Tom Doshit. Siç raporton gazetarja Esiona Konomi, PSD deklaron zyrtarisht  si kryetar Ëngjëll Bejtjan, dhe jo Tom Doshin, ndërkohë për këtë të fundit ambasadorja amerikane Yuri Kim ka deklaruar hapur se nuk duhet të kandidojë në zgjedhje.

Ndërkohë, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi shprehet se kërkesa e kësaj partie është në përputhje me ligjin. “Kërkesa për regjistrimin e kësaj partie është në përputhje me Kodin Zgjedhor”, ka thënë Celibashi.Kujtojmë se Doshi ka tentuar ta regjistrojnë me emrin e tij partinë, por nuk i është pranuar nga gjykata.Deri më tani janë regjistruar 37 parti dhe 6 komitete nismëtare për kandidatë të pavarur. Megjithatë, jo të gjitha këto parti mund të jenë në fletën e votimit.Partitë duhet që të dorëzojnë lista të plota kandidatësh në mbarë vendin. Në rast se një parti, nuk ja del, qoftë edhe në një qark të vetëm të mos plotësojë kandidatët, ajo skualifikohetNdërkaq, partitë duhet të dorëzojnë marrëveshjet për koalicionet deri në 24 shkurt. Gjithashtu, koalicionet duhet të dorëzojnë listat e kandidatëve të përbashkët deri në 7 mars. g.v/abcnews.al

Shpërndaje