Fushata/Cilat janë partitë që përfitojnë nga fondi 140 milionë i KQZ…

Shpërndaje

140 milionë lekë është fondi që do t’ju shpërndahet partive politike për fushatën që do të zhvillojnë për zgjedhjet e 25 Prillit. Sikurse bëhet me dije bazuar në kriteret për të fituar fonde, ata që do të përfitojnë nga financimi i KQZ janë: Partia Socialiste, Partia Demokratike, LSI, PDIU, Lista e Barabartë dhe PSD.

Projektvendimi i përgatitur nga KQZ pritet të miratohet më 2 shkurt ndërkohë që pjesën kryesore të financimit e merr PS me 63 milionë lekë më pas PD me 38 milionë lekë, ndërkohë që LSI përfiton 20 milionë lekë, PDIU 7 milionë, PSD 5 milionë dhe Lista e Barabartë 4 milionë lekë.

Përcaktues për përfitimin e fondeve për një parti janë numri i mandateve në zgjedhjet e fundit parlamentare, sigurimi i tëpaktën 10 mijë votave dhe 1% e votave të fituara në nivel kombëtar.

Shpërndaje