Javën e kaluar, WhatsApp u azhurnua duke detyruar përdoruesit që të bien dakord për rregullat e reja të privatësisë për shpërndarjen e të dhënave personale me kompaninë e Facebook, në të kundërt ata nuk do të mund të përdorin dot aplikacionin.
Shumë përdorues në botë kanë shprehur shqetësime në lidhje me ato të dhëna që duhet të ndajnë me Facebook.
Marrëveshja e re thotë: “Si pjesë e familjes së Facebook, WhatsApp merr informacione dhe ndan informacione me këtë familje. Ne mund të përdorim informacionin që marrim prej tyre dhe ata mund të përdorin informacionin që marrin prej nesh, për të ndihmuar në funksionimin, sigurimin, përmirësimin, kuptimin, personalizimin, mbështetjen dhe tregun e shërbimeve tona dhe ofertat e tyre”.
WhatsApp shpjegoi për Sky News se llogaritë e përdoruesve nuk do të fshihen nëse nuk bien dakord me kushtet e reja, por ata nuk do të jenë në gjendje të vazhdojnë të përdorin shërbimin derisa të bien dakord.
Përditësimi nuk ndryshon praktikat e ndarjes së të dhënave të WhatsApp me Facebook dhe nuk ndikon në mënyrën se si njerëzit komunikojnë privatisht me miqtë ose familjen kudo që janë në botë,” shpjegoi zëdhënësi.
“WhatsApp mbetet thellësisht i përkushtuar për të mbrojtur privatësinë e njerëzve. Ne po komunikojmë drejtpërdrejt me përdoruesit përmes WhatsApp për këto ndryshime në mënyrë që ata të kenë kohë për të rishikuar politikën e re.”
Duke folur në konferencën zhvilluese të kompanisë në 2019, pronari i Facebook Mark Zuckerberg tha se ai besonte “se do të jetë aq e lehtë për t’i dërguar para dikujt sa për të dërguar një foto”.
Ndryshimi vjen ndërsa Facebook njoftoi se Messenger, Instagram dhe WhatsApp ishin duke u vendosur të gjitha nën një ombrellë në fillim të këtij viti.
Thuhet se Facebook Pay do të ishte “një mënyrë e përsosur dhe e sigurt për të kryer pagesa në Facebook, Instagram, Messenger dhe WhatsApp “.