Zona turistike e Thethit është izoluar që më reshjet e para të dëborës. Banorët raportojnë se në disa zona trashësia arrin deri në 1 metër, e për pasojë lëvizja e mjeteve e pamundur. Banorët shpresojnë të jetë “dimri i fundit” i bllokimit pasi presin që pranverën tjetër të përfundojë rikonstruksioni i rrugës.
Këto pamje vijnë Thethi.Reshjet e dëborës së ditëve të fundit i kanë zbardhur Alpet dhe kanë bllokuar rrugën drejt zonës turistike.
Vetëm në një pjesë të rrugës mund të lëvizin mjetet e larta.
Trashësia e borës arrin në zona të caktuara mbi 1 metër dhe ajo përveç bllokimit, ka pezulluar punimet në rikonstruksionin e segmentit nga Qafa e Thores në Theth.
Bujtinat po detyrohen të qëndrojnë të mbyllura dhe ndryshe nga panorama e viteve të shkuara, sivjet turistët e huaj i gjen radhë.
Ky çift nga vendet nordike është këto ditë në Shqipëri dhe nuk ka ditur që bora e ka bllokuar Thethin.
Ata kanë kaluar nga Mali i Zi në tokën shqiptare, për të parë Alpet dhe rrugës janë informuar nga banorët për vështirësitë me të cilat do përballeshin.
Nëse afatet do të ishin zbatuar dhe pandemia të mos kishte ndikuar, rruga e Thethit do të kishte qënë e përfunduar që në korrik të 2020 sipas premtimit të kryeministrit Rama.
Afati i parë u rrëzua nga firma që e shtyu për në nëntor, por sërish dështoi dhe tashmë e treta e vërteta është caktuar të jetë pranvera e 2021.
Banorët e zonës dhe turistët shpresojnë që ku të jetë dimri i fundit i bllokimit të Thethit.