Në Open sonte po diskutohet për kthimin e fëmijëve nga Siria, ku një nga çështjet për të cilat u debatua ishte se pse disa shqiptarë në kamp refuzuan të kthehen.
Në studio u Indrit Doda, shef i operacioneve antiterrorizëm dhe gazetari Taulant Kopliku folën se si disa nga gratë janë radikalizuar dhe ndikojnë dhe te të tjerat. Madje shumë prej tyre u është thënë se nëse do kthen në Shqipëri do jetë më keq.
Doda: Këta që ne kemi intervistuar ,s’ka datë se kur mund të vijnë por do vijnë shumë shpejt. Ka disa shqiptarë që i janë fshehur kërkimeve tona. Mendoj se është si pasojë e radikalizimit të tyre dhe kur janë nisur por gjatë qëndrimit në kamp.
Taulant Kopliku: Duhet theksuar se gratë që kanë shkuar atje, nuk është se të gjitha janë nisur me vullnetin e tyre. Pra fjala e burrit është ligj por dhe mungesë informacioni për atë se çfarë ndodhte atje.
Në momentin që janë përballur me realitetin, dhe rezultati dihet. Mes tyre , sidomos mes grave kosovare dhe maqedonase ka nga ato që janë aktive në forcat e armatosura të ISIS. Forcat kurde që administrojnë kampin janë shumë të dhënë për të investiguar secilin prej tyre.
Unë kam informacion, por nuk di sa i saktë është, që janë 6 gra që kanë krijuar grup dhe kanë marrë Evën dhe janë larguar, mes tyre dhe gruaja e terroristit Almir Dacit.
Doda: Di që ka një informacion të rreme dhe brenda kampit që gratë do transferohen në kampin Roxh. Kjo ndodh sepse dikush aty që kampi roxh është më strikt por më i sistemuar.Problemi është që në al Hol mbase gëzojnë liri në disa aspekte por në kampin Roxh është ndryshe.
Kopliku: Gratë që janë radikale, kërkojnë të tërheqin pas vetes gra dhe vajza të reja.
Top Channel