Një 50-vjeçar ka mbetur i vrarë mëngjesin e sotëm në Fier. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:00, në lagjen “Sheq i Madh”.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet armë A. T., 50 vjeç banues në lagjen “Sheq i Madh”. Ky i fundit është vrarë me armë zjarri.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje daljet e qytetit dhe po vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë Fier dhe FNSH Fier.