Niko Brahimaj largohet nga drejtimi i Policisë së Shkodrës…

Shpërndaje

Ndryshime në Drejtorinë e Policisë Vendore të Qarkut Shkodër. Pas më shumë se 1 viti në drejtim të Policisë së Qarkut Shkodër, burime nga ky qytet bëjnë të ditur se Niko Brahimaj është larguar nga ky post.

Sipas të njëjtave burime, në vendin e tij është komanduar Lorenc Meta, i cili mbante postin e zv/drejtorit në këtë polici.

Mësohet se largimi i tij nga ky post është i përkohshëm dhe vjen për shkak të problemeve shëndetësore.

Kohët e fundit qarku i Shkodrës është tronditur nga disa ngjarje kriminale.

Shpërndaje