Policia e Shtetit në të gjithë vendin ka monitoruar zbatimin e masave anticovid, duke vendosur 171 gjoba.
Duke qenë se maska nga sot ka qenë e detyrueshme, policia ka qenë në terren duke këshilluar dhe duke vënë gjoba me vlerë 3000 lekë.
“Gjatë kontrolleve në të gjithë vendin, shërbimet e Policisë kanë vendosur edhe gjoba për qytetarët që nuk kishin vendosur maskat dhe as nuk i kishin ato me vete. Në të gjithë vendin janë vendosur 171 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila.” – njofton policia.
Policia do të jenë prezente çdo ditë, në ambiente të ndryshme në të gjithë vendin dhe në rast se do konstatojnë qytetarë që nuk kanë vendosur maskat mbrojtëse, do të marrin masat administrative sipas Aktit Normativ.