4 orë pasi u gjetën trupat e Klement Pepaj dhe Vilson Cutaj, forcat e policisë dhe banoret e zonës transportojnë për në qendër të fshatit dy trupat e pajetë. Për shkak të terrenit të thyer trupat janë transportuar me mjete rrethanore deri tek rruga ku hynte ambulanca.
Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj dy nga tre të zhdukurit në Malësinë e Madhe, janë gjetur të pajetë pas 5 ditëve kërkime të policisë së Shkodrës.
Trupat u gjetën rreth orës 15:00 të së enjtes, të fshehur në një zonë të thyer e të vështirë malore, rreth 1 orë e gjysmë larg qendrës së fshatit dhe pak metra larg disa parcelave me kanabis.
Zbulohet se tek parcela me kanabis në zonën malore të Vrithit i ka çuar pikërisht vetë babai i Danjel Pepajt, Rrok Pepaj i cili mesa duket kishte dijeni për kanabisin dhe konfliktin.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes siç mund të shikoni në pamjet e siguruara nga RealitetiPost ka mbërritur një ambulancë për të transportuar trupat e dy të rinjve për në morg.