Forcat e Policisë, familjarë dhe banorë të Vrithit për të tretën ditë radhazi vijojë kërkimet për tre kushërinjte e zhdukur në mënyrë të mistershme në Malet e Malësisë së Madhe.
Dyshimet janë se Vilson Çutaj 37 vjeç dhe Klement Pepaj 21 vjeç janë ekzektuar dhe groposur nga 25 vjeçari Danjel Pepaj pas një konflikti për vjedhjen e një sasie droge.
Por në kushtet, kur nuk ka asnjë gjurmë nga të rinjtë dhe asnjë asnjë provë në duart e Policisë, kjo pistë mbetet një dyshim i pa konfirmuar.
Ngjarja e rënde dhe e mbuluar me të panjohura nga një anë dhe publikimi i pamjeve të parcelave me drogë në qarkun e Shkodrës, coi në kryeqendrën e veriut kreun e Policisë.
Mësohet se në takimin me dyer të mbyllura kryepolici ka kërkuar detaje të punës hetimore dhe ka inkurajuar shkuarjen deri në fund të zbardhjes së saj.
Paralelisht nga burimet mësohet se do ti kërkohet policisë së Malit të Zi bashkëpunim, pasi dyshimet janë që njëri nga të rinjtë ka kaluar ilegalisht në shtetin fqinj.
Kritikat nuk i ka kursyer drejtori i përgjithshëm i policisë pasi në media kanë dalë parcela të kultivuara në qarkun Shkoder, që policia si ka zbuluar edhe pse porosia e Veliut ka qënë e prerë muaj më parë.
Nuk dihet nëse fenomeni mund ti kushtojë detyrën ndonjë prej drejtuesve të policisë vendore./OraNews/