Vrasja e ish-liderit historik të lëvizjes Dhjetor `90, ka mbetur ende e pazbardhur plotësisht dhe kjo çështje vijon të diskutohet edhe në ditën e sotme.
Ajo që ka mbetur enigmë është se kush e nxori në pritë Azem Hajdarin. Për këtë ka folur mbrëmjen e sotme edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili pretendon se në pritë e nxori ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) Fatos Klosi.
Berisha tregoi edhe një bisedë që kishte bërë me një demokrat dhe tregon arsyen përse doli jasht Hajdari.
“Në pritë, po të më pyesësh mua, e nxori Fatos Klosi. Në deklaratën time është thënë persioni i cili më erdhi në zyrë dhe më tha unë e vrava Azem Hajdarin se kështu më ndodhi dhe më mori në telefon më tha shko atje se ishte një makinë. Ky jo, nuk e vrau, se ishte një militant i PD-së, por kurthin e serviri shërbimi, kishte një radio të Shërbimit Informativ në makinën nga e cila u qëllua, nga e cila dolën vrasësit. Thurën një lajm të tillë dhe ky lajm i shkoi Azemit. Ai mendoi se çfarë mund të ishte kjo, ai mund të nxirrte badigardët dhe ishte një pakujdesi që doli”, theksoi ish-kryeministri.