Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaja po zhvillon një takim në Liban me ministrin e Jashtëm në Liban Mohammad Fahmi dhe gjeneralin Abas Ibrahim i cili mban postin e Drejtorit të Përgjithshëm për çështjet e sigurisë.
Mediat e huaja bëjnë dije se takimi është zhvilluar me qëllim riatdhesimin e fëmijëve dhe grave shqiptare nga kampi ‘Al Hol’ në Siri.
Sakaq, bëhet me dije se është diskutua edhe për marrëdhënjen midis dy vendeve.
Ministri Lleshaj është shoqëruar nga drejtori Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit Gledis Nano.