Erion Braçe tregon procedurën si do të përzgjidhen kandidatët për deputetë në PS

Share your love

Zv. kryeministri, Erion Braçe thotë se, Partia Socialiste do të përzgjedhë kandidatët e ardhshëm për zgjedhjet parlamentar të 25 prillit përmes një platforme elektronike ku anëtarësia do të shprehë mendim për emrat. Gjithashtu do të ketë dhe konsultim me shoqërinë civile.

Por, z. Braçe gjatë intervistës për Euronews Albania theksoi se më i rëndësishëm do të jetë filtri i zgjedhësit që do të ketë mundësi të përzgjedhë në listë emrat që dëshiron ta përfaqësojnë në Parlament.

I pyetur nga gazetarja Ilva Tare për problemin e përfshirjes së të inkriminuarve, Braçe tha se PS e ka nxjerr mësimin nga gabimi i bërë.

“PS e ka marrë mesazhin nga elektorati. Kemi ndërtuar platformë për të marrë opinionin e anëtarësisë dhe shoqërisë civile për kandidatët e saj. Kemi ndërtuar një platformë elektronike ku kemi 101 mijë anëtarët tanë të cilët do të japin mendimin për secilin qark.

Lista do të hapen 100%. Kemi të gjithë vullnetin të respektojmë edhe arritjen gjinore dhe të respektojmë hapjen 100% të listës. PS duhet të ndërtojë lista që jo vetëm që nuk duhet të ketë këta njerëz (të inkriminuar), por të mos kenë brenda njerëz të pabotueshëm pasi një politikan i pabotueshëm i bën dëm listës. Ka njerëz që vazhdojnë të aspirohen edhe pse nuk votohen”, tha z. Braçe.

Zv. kryeministri tha më tej se, në zgjedhje e ardhshme PS synon mandatin e tretë me reformën në drejtësi. Objektivi për të siguruar 74 mandate tha ai është i realizueshëm pasi në zgjedhje shkojnë me bilanc pozitiv.

“74 deputetë është detyrim dhe objektin i ynë që të ruajmë të njëjtin rezultat si në 2017. Është objekt i PS nuk është objektiv i Erion Braçe apo ndokujt tjetër. Unë mendoj se është i realizueshëm pasi padiskutim që ka bilanc të mirë”, deklaroi z. Braçe.

Share your love