Sandër Lleshaj ndërron mendje / Shfaqet i lumtur nga Shkodra: Do jem në polici për zgjedhjet 2021

Shpërndaje

Ministri Sandër Lleshaj ishte sot në qytetin e Shkodrës për prezantimin e forcave të Posacme Shqiponja dhe me buzëqeshje në fytyrë pranoi se do të jetë pjesë e zgjedhjeve parlamentare 2021.

“Policia e Shtetit do të jetë absolutisht e aftë për të menaxhuar situatën e zgjedhjeve dhe Shqipëria do të ketë pa diskutim zgjedhjet më të mira në historinë e saj” tha Lleshaj ndërsa gazetari e pyeti: “Me apo pa ju”

Lleshaj i hodhi vështrimin dhe i lumtur theksoi: “Me me” Kështu e tha troc se do të jetë në krye të policisë për të menaxhuar situatën e zgjedhjeve që do mbahen më 25 Prill 2021

Por me këtë duket se bie në kundërshtim me deklaratën e bërë para disa ditësh nga qyteti i Vlorës, ku e shprehu qartë se nuk do të jetë më ministër i brendshëm në qeverinë e Edi Ramës, në rast se ky i fundit kërkon të marrë një mandat të tretë

Shpërndaje