Socialistja shkodrane: Kush janë problemet me të cilat duhet të përballet Beqja para zgjedhjeve në Shkodër?

Shpërndaje

Kush janë problemet me të cilat duhet të përballet Beqja para zgjedhjeve në Shkodër?

✔️Problemet me partinë:

🔹 Shkodra nuk ka një kryetar partie.

🔹Asambleja Socialiste nuk është mbledhur që 13 muaj dhe nuk kishte një drejtues politik që nga zgjedhjet që kaluan.

🔹Nuk ka kryetare të Forumit të Gruas. Më e fundit, pas braktisjes nga kryetarja “e votuar”, u komandua vetëm për periudhën e zgjedhjeve të pushtetit vendor.

🔹Rreth 60 % e kryetarëve dhe bashkëkryetarëve të OS janë të papunë e me gjasa do jenë jo aktiv nga pakënaqësitë me drejtuesit. Do thoni ju po pse në punë do fusim partiakë? Epo pse jo ata që janë të shkolluar, ose fëmijët e tyre, por që nuk bëhen pjesë e konkurseve që çuditërisht merren vesh nga një pakicë shumë e vogël.

🔹Ka një këshill bashkiak pa asnjë orientim politik, që në momente kyçe nga kakofonia e brendshme votojnë kuturu dhe Voli del e fituar.
Në zgjedhjet për delegatë po të mos ishte për selinë rozë, do fitonin disa që as anëtarë partie nuk ishin, as janë. Ata do vendosnin për programin, statutin pa e lexuar kurrë, mënyrën organizative pa ditur çfarë është një organizatë socialiste, apo më keq do i thonin grup seksion.

✔️Probleme me drejtoritë:
Ka më shumë se normalja drejtorë të komanduar, që nuk dijnë sa do rrijnë, kanë kompetenca të kufizuara, ose fare dhe situata përcillet nga lart poshtë, si vijon:

🔸Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave
🔸Dega e Thesarit Shkodër
🔸 Hetimi Tatimor
🔸Inspektoriati i Punës
🔸 Inspektoriati i Shëndetit dhe Antiduhanit
🔸 Autoriteti Kombetar i Ushqimit
🔸Dega Doganore
🔸Enti Kombëtar i Banesave etj.

➡️Disa drejtori kanë ikur dhe kanë ngelur ca zyra që dhe Këshillat e lagjeve dikur kishin më shumë persona përgjegjës.

➡️Bashkinë e latë ju vetë, me përzgjedhjen e gabuar të s’di se kujt, por jo socialistëve shkodranë.

➡️Deputetët pastaj, ç’të them!! Beqja ka qenë vetë deputet në Shkodër dhe e di që një ose dy vendosin, të tjerët kanë fjalën e mirë.
Këto probleme ka prej 7 vitesh PS në Shkodër, që vështirë të zgjidhen për 7 muaj. Por në një pikë bashkohen socialistë dhe rilindas:
– Përballë trekëndëshit qeverisës Voltanë-Filip-Mark, janë në avantazh.

… Në fund do pyesni, po ti ça halli ke?
Po ja, s’më rrihet pa folur. Qafa shkurt me ngeli gjithë jetën. Flas dhe për ata që nuk bzajnë, por e di që e mendojnë si unë…

Shpërndaje