Majlinda Angoni emërohet zyrtarisht si Prefekte e re e qarkut Shkodër. Angoni vjen nga radhët e shoqërisë civile. Më herët Angoni ka qenë drejtuese e organizatës “Gruaja tek Gruaja” në Shkodër. Prej disa muajsh vendi i Prefektit të Shkodrës ishte bosh.
Fillimisht ish-prefekti Çesk Millja u shkarkua nga kjo detyrë në kohën e pandemisë ndërsa këtë detyrë e mori zëvendësministri i Brendshëm Besford Lamallari përsa kohë ishte në fuqi fatkeqësia natyrore në Shqipëri për shkak të COVID-19. Më pas vendi i prefektit mbeti bosh deri më tani kur Angoni merr emërimin. Më përpara prefektja e re nuk ka patur poste politike.
Angoni pritej prej kohesh por tashmë është emëruar zyrtarisht me vendim të Këshillit të Ministrave. Ditën e nesërme në ora 14:00 do të bëhet prezantimi i saj si Prefekte e re e qarkut Shkodër.