Muriqan, familja Jakupi në kushte të mjerueshme ekonomike dhe banesë të dëmtuar

Shpërndaje

Valbona Jakupit nga fshati Muriqan i shkodrës 10 vite me parë i vdiç bashkëshorti duke i lënë djalin vetëm 1 vjeç e gjysëm. E detyruar nga rrethanat, Valbona u rikthye të jetonte me nënën e saj. Vështirësitë ekonomike janë të mëdha, ndërsa banesa i është demtuar akoma më shumë nga termeti i datës 26 nëntor i cili tronditi vendin.

E ëma Bedrije tregon se të vetmet të ardhura janë pensioni prej 10 mijë lekë të reja! Banesës i ka rënë suvaja gjatë termetit duke rrezikuar jetën e djalit 12 vjeçar të Valbones .

Nëvojat e kësaj familje janë të shumta, por ajo cfarë në këtë fund vit do të gezonte familjen është restaurimi i një dhome dhe banjos! Valbona dhe e ëma mendojnë për djalin i cili detyrohet që nevojat personale ti kryejë jashtë në borë dhe shi, ndërsa për tu larë shkon tek vellai i Valbones! Në ditët me shi e ëma tregon se djalin e mbështjell me plasmas kur flen, pasi shiu që bie jashtë depërton edhe brënda. Apeli është për çdokend që ka mundësi të ndihmoje famljen jakupi në këtë fundvit!

Shpërndaje