Ndalohet në Muriqan 60-vjeçari italian, dyshime pas intervistimit, në makinë i gjenden tre bombola gazi me…

Shpërndaje

Policia e Shkodrës ka ndaluar një shtetas italian i cili është ndaluar gjatë kalimit në Muriqan duke shkuar drejt Malit të Zi me një sasi droge në makinë.

Sipas të dhënave, në Muriqan, nga shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i kontrolleve të shtuara  sot më datë 31.08.2020, është paraqitur për të dalë nga Republika e Shqipërisë shtetasi italian  C.T., 60 vjeç, i cili ishte në drejtim të automjetit “Fiat” Multipla. Gjatë intervistimit lindën dyshime dhe u kalua për kontroll në vijën e dytë.

Nga kontrolli i bombolave të gazit u konstatua se ato ishin të salduara në pjesën e përparme. Më pas njëra nga bombolat u shpua me trapan ku rezultoi se në të kishte dhe një bombol tjetër të futur brenda.

Policia Kufitare ka shpuar bombolën ku më pas është kontrolluar me anë të endoskopit dhe është dalluar se ka disa pako të mbështjella me plasmas, në të cilat dyshohet se kishte lëndë narkotike canabis sativa.

U njoftua DVP Shkodër për veprime të mëtejshme, dyshohet se në bombola janë gjetur rreth 30 kg droge

Shpërndaje