Gjykata e Shkodres jep masen e sigurisë për 30 vjeçaren e cila dhúnoi të dashurën e burrit…

Shpërndaje

Detyrim paraqitje ka dhënë gjykata e Shkodres për Margarita Gjonin, 30 vjeçaren e arrestuar nga policia pas shfaqjes së videove nga “Jeta osh qef”, ku ajo dhûnonte e filmonte një 22 vjeçare.

Në sallën e gjyqit ajo nuk ka folur, por vetëm avokati i saj Besmir Kolci i cili ka sqaruar se dy vajzat ishin shoqe mes tyre dhe për dy vite ajo e ka mbajtur në banesën e saj 22 vjecaren duke e ushqyer e veshur.

Kur ka mësuar ngjarjen sipas avokatit ajo është tronditur prandaj ka ushtruar dhûnë. Videot e bëra nui i ka dërguar ajo në faqen “JOQ Albania”, por një familjar tjetër.

Margerita është penduar për dhûnën, ndërsa prej 3 muajsh ishte në proçes divorci me shtetasin N. P, pasi kanë qënë të martuar me letra. E gjitha cfarë ka ndodhur ka ardhur në shenjë tronditje prej tradhëtisë së shoqes ka bërë të ditur avokati në emer të shtetases Margarita Gjoni.

Në fund në vlerësim të provave dhe dëshmisë, edhe prokurori Albert Muçaj ka kërkuar detyrim paraqitje, pasi kemi të bëjmë me kundravajtje penale, e duke u bazuar në këto të dhëna gjyqtarja Irida Kacerja dha vetëm detyrim paraqitje për 30 vjecaren.

Shpërndaje