Shkodër/ Organizoi dasëm në kundërshtim me masat anti Covid, gjobitet me 1 milion lekë menaxhierja e lokalit…

Shpërndaje

Shkodër/ Organizon dasëm në ambientet e lokalit në kundërshtim me Aktin Normativ, procedohet me masë administrative 1 milion lekë menaxherja e subjektit (lokal)

Njëkohësisht menaxherja e lokalit procedohet edhe penalisht për kundërshtim të forcave policore.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në zbatim të Aktit Normativ nr. 3, pas njoftimit të marrë në Polici se në nje lokal po organizohet dasëm, menjëherë është bërë verifikimi duke shkuar në adresën e dhënë.

Në momentin që kanë mbërritur forcat policore shtetasja E. N., 25 vjeçe, banuese në Shkodër, si menaxhere e këtij subjekti, ka mbyllur portën hyrëse duke penguar forcat e policisë të futen në ambientet e brendshme për kontroll, në kuadër të masave anticovid.

Nga strukturat e Policisë janë kryer veprimet hetimore ku është proceduar ne gjëndje të lirë shtetasja E. N., për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” si dhe në zbatim të Aktit Normativ nr. 3, është marrë masa administrative ndaj këtij subjekti me 1 milion lekë.

Shpërndaje