Trágjedi në Kakavijë, ambulanca përplás për vdekje një fëmijë 10-vjeçar…

Shpërndaje

Teksa situata në pikën kufitare të Kakavijës paraqitet kaotike, një fëmijë është përplasur për vdekje nga ambulanca.

Mësohet se në aksin rrugor Jorgucat-Kakavijë, në vendin e quajtur Bularat, një ambulancë duke ecur me shpejtësi ka aksidentuar një fëmijë 10-vjeçar, me iniciale S.N., i cili për pasojë ka ndërruar jetën.

Burime bëjnë të ditur se ambulanca po transportonte një të sëmurë nga Kakavija në drejtim të Gjirokastrës, në momentin kur fëmija ka dalë në rrugë, ku edhe ndodhi përplasja fatale.

Shpërndaje