Basha: Vendi në prag katastrofe, qeveria nuk ka asnjë plan për pandeminë dhe ekonominë…

Shpërndaje

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, thotë se vendi ndodhet ne situatë katastrofike sa i përket situatës me pandeminë dhe ekonominë. Sipas tij të vetmit që po kujdesen për qytetarët janë mjeket dhe infermierët ndërsa qeveria I ka braktisur duke mos pasur asnjë plan.    

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, akuzon qeverinë se  nuk ka asnjë plan për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga koronavirusi por dhe të goditur ekonomikisht.

Basha thotë se kriza e pandemisë dhe kriza ekonomike, po rëndohen çdo ditë, ndërsa mjekët dhe infermierët janë sot të vetmit që kujdesen për qytetarët.

“Në kulmin e pandemisë, kur numri i të infektuarve dhe atyre që humbin jetën po rriten frikshëm, kryeministri nuk ka asnjë plan për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe ekonomisë, asnjë strategji për pandeminë, asgjë përveç propagandës dhe heshtjes apo sulmeve trashanike ndaj çdokujt, që kërkon transparencë dhe veprim.”

Lulzim Basha, thotë se situate në rrethe është katastrofike,n ndërsa qytetarët i blejnë vetë aparaturat e oksigjenit.

“Censura për atë ç’ka po ndodh realisht, gënjeshtrat e përsëritura për hapjen e spitaleve të reja COVID, pamjet e rënda të familjarëve që sigurojnë aparatura dhe medikamente për të afërmit e tyre të shtruar në spital, janë pasqyra e qartë e dështimit të qeverisë përballë pandemisë.”

Basha,  thotë se mosveprimi dhe mungesa e masave për të mbrojtur spitalet dhe qendrat shëndetësore, i ktheu ato në vatra të rrezikshme të përhapjes së virusit.

Shqiptarët thotë ai po kalojnë ditët me ankthin e kërcënimit ndaj shëndetit, me frikën e humbjes së vendit të punës dhe pamundësisë që i kërcënon çdo ditë.

Shpërndaje