Kryeministri Rama ka dhënë një lajm të mirë në Facebook. Kreu i qeverisë njoftoi se qeveria ka vendosur të ndihmojë sektorin e Transportit Rrugor të Udhëtareve të cilët e nisën me shumë vonesë punën e tyre në muajin qershor.
Konkretisht, Rama shkruan në facebook se 5191 paga luftë do të jepen për punonjësit dhe të larguarit nga puna në Qershorin e këtij viti.
Sipas kryeministrit, efektivi financiar prej 134 milion e 966 mijë lekë të reja do të mbulohet nga fondi rezerve I Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor.
SOLIDARITET për sektorin e Transportit Rrugor të Udhëtarëve për lehtësimin e pasojave nga vonesa e detyruar e nisjes së aktivitetit në muajin qershor
QEVERIA SHQIPTARE miraton:
+5,191 Paga Lufte për punonjësit dhe të larguarit nga puna për Qershorin 2020!
Efekti financiar prej 134,966,000 Lekë mbulohet nga fondi rezervë i DPSHTRR!
Falë mirëadministrimit, rezultateve rekord të 2019-ës dhe përgjegjësisë shembullore sociale të DPSHTRR-së, mundësohet mbështetja e dytë për sivjet nga DPSHTRR për sektorin e transportit të udhëtarëve me autobus (pas kompensimit të taksës vjetore TVMP