Komisioni i Pavarur I Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Shkodrës, Aleks Nikolli.
Nikolli është një prej gjyqtarëve që uli dënimin Dritan Dajtit duke e shpëtuar atë nga burgu përjetë.
Prej vitit 2019 Nikolli u vu nën hetim për korrupsion nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda, si një nga tre gjyqtarët që vendosi zbutjen e dënimit të Dritan Dajtit- një kriminel famëkeq i dënuar për vrasjen e 4 policëve, dëshmorë të atdheut.