Një makinë luksoze vidhet çdo ditë në Tiranë…

Shpërndaje

“Mercedez-Benz”, “BMV” “AUDI” dhe “Range Rover”, janë markat e makinave më të lakmuara nga grabitësit në Tiranë.

Çdo ditë në kryeqytet vidhet të paktën 1 makinë, ku në fokus janë mjetet e shtrenjta që shiten në treg të zi. Sipas të dhënave vetëm në 6 muaj në Tiranë janë vjedhur rreth 230 makina.

Metoda e re e vjedhje, ajo me pult, ka bërë që para grabitësve të makinave, të dorëzohet edhe policia, ku zbulueshmëria është në nivele të ulta.

Sipas policisë autorët ndjekin një makinë luksoze për orë të tëra dhe në momentin kur pronari largohet nga mjeti, bllokojnë çelsin duke e lënë të hapur. Nëpërmjet këtyre pajisjeve grabitësit janë në gjendje që të prodhojnë edhe një çelës kopje që do të thotë se mund ta ndezin makinën sa herë ata dëshirojnë.

Makinat e vjedhura përdoren kryesisht për tu shitur sërish në treg të zi ose për pjesë këmbimi.

Por ka edhe një kategori tjetër, ajo e vjedhjes së makinave për t’i përdorur në ngjarje kriminale.

Në Tiranë vitin e fundit janë vjedhur disa prej makinave që janë përdorur në atentate apo vrasje që kanë ndodhur në Elbasan e Durrës.

Makinat Luksoze vidhen në zona ku ka edhe numër më të madh të popullsisë. Televizioni Klan mëson se zona e ish-Bllokut është një nga më të preferuarat nga grabitësit e makinave.

Gjithashtu mjete luksoze vidhen edhe te rruga “Myslim Shyri”, te “Zogu i Zi”, Yzberisht, Unaza e Re dhe tek Fresku.

Shumica e vjedhjeve ngelen të pazbardhura, pasi një pjesë e makinave çmontohen dhe shiten për pjesë.

Tv Klan

Shpërndaje