Ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia përmes një postimi në rrjetet sociale denoncon se edhe testet sereologjike kanë rezultat të gabuar. Spahia shkruan se një personel mjekësor, i cili është testuar në QSUT dhe në një spital privat, ka marrë rezultat të ndryshëm, njëherë pozitiv dhe njëherë negativ.
Bardh Spahia: EDHE TESTET SEROLOGJIKE ME REZULTAT TE GABUAR, QEVERIA HESHT!
Pas tamponëve që nuk japin rezultatin e saktë, vijnë denoncime edhe për testet serologjike! Ka ndodhur tek personeli shëndetësor i vetë laboratorit të QSUT! Një anëtar i këtij personeli testohet tek laboratori i QSUT dhe del negativ. Përsërit testin serologjik tek spitali amerikan dhe del pozitiv!!!!
A kemi problem me procedurat e testimit apo kitet e përdorura? Si ka mundësi që i njëjti test del me rezultate të ndryshme në dy laboratorë të ndryshëm? A kemi një situatë edhe me testet serologjike, si me tamponët që rezultojnë fals negativë? Pse vazhdon mungesa e transparencës për këtë situatë?
Kjo qeveri nuk i është përgjigjur asnjëherë pyetjes, se a po përdor testet e marra nga Kina të cilat, për shkak se nxirrnin rezultat fals, u kthyen mbrapsht nga Spanja e para e më pas vende të tjera të Europës!
Akoma më serioze është situata, pasi mbetemi vendi me numrin më të ulët të testeve në rajon, edhe ato me rezultate të dyshimta!
Serbia: 80 519 teste/1 milionë banorë; Mali i Zi: 58 515 teste /1 milionë banorë; Maqedonia e Veriut 51 300 teste /1 milionë banorë; Bosnje Hercegovina: 43 910 teste /1 milionë banorë; Shqipëria: 13 033 teste/1 milionë banorë;