Supermakina e vjedhur 10 vjet më parë në Itali sekuestrohet në Kukës

Shpërndaje

Policia Kufitare në Morinë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë së Kukësit dhe Interpol Tirana sekuestroi një automjet luksoz, i cili rezultonte të ishte vjedhur në Itali rreth 10 vjet më parë.

Pas verifikimeve policia arrestoi në flagrancë 36-vjeçarin kosovar L.R. banues në Zvicër, i cili ishte në drejtimin e mjetit sportiv “Lamborghini Gallardo”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Kukësit dhe ndaj 36-vjeçarit kosovar rëndon akuza e “trafikimit të mjeteve motorike”.

Shpërndaje