Produkti i këshillit politik në funksion të marrëveshjes së 5 qershorit dhe zbatimit të rekomandimeve të OSBE/ODHIR konsistonte ne:
1. Miratimin e amendimeve në ligjin ekzistues zgjedhor që do shërbejë për dy proceset e ardhshme elektorale.
2. Miratimin e amendimeve në 7 ligje të tjera përmes të cilave sanksionohen masa që adresojnë rekomandimet e OSBE/ODHIR, por edhe shqetësimet e opozitës jashtëparlamentare përtej thjesht rekomandimeve. Këtu përfshihen ndërhyrje në kodin penal, kodin e procedurës penale, ligjin e sinjalizuesve, ligjin e partive politike, ligjin për policinë, ligjin për prokurorinë, ligjin për statusin e gjyqtarëve.
3. Ligji i ri zgjedhor i cili do duhet të miratohet tani dhe hyn në fuqi për të ardhmen në 2023, pas dy proceseve të ardhshme zgjedhore.
Pika e parë është votuar tashmë në Kuvend në 23 Korrik, pra amendimet e kodit zgjedhor ekzistues sipas marrëveshjes së 5 Qershorit
Pika e dytë, shtatë ligjet morën dakordësinë finale nëmbledhjen e këshillit politik, të datës 23 Korrik.
Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu raporton se ditën e hënë depozitohen në Kuvend për t’ju nënshtruar procedurës parlamentare ndryshimet ligjore të 7 ligjeve.
Vlen për tu theksuar se këto ndryshime ligjore, kërkojnë shumicë të cilësuar ndaj sërish merr peshë roli i opozitës parlamentare.
Pika e tretë, pra ligji i ri zgjedhor që përcakton edhe depolitizimin e administratës zgjedhore pas dy proceseve të ardhshme është në fazën finale.
Duhet të marrë dakordësinë përfundimtare nga këshilli politik dhe me pas kalon dhe ai për kuvend dhe votim./topchannel/