Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Ameriikës, Yuri Kim është takuar me ish-kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Lajmin e konfirmojë burime për Abc News.
Burimet thonë se temë e takimit mes ambasadores së SHBA-ve dhe Topallit është situata politike në vend. Takimi i diplomates amerikane me Topallin vjen disa orë pas miratimit të Marrëveshjes së 5 qershorit në Parlament.
Burime për Abc News thonë po ashtu se ish-kryetarja e Kuvendit është një nga emrat më të propozuar për deputete nga anëtarësia e PD-së në qarkun e Shkodrës.
Kujtojmë këtu se që prej vitit 2017, Topalli është jashtë politikës aktive, megjithatë jo në pak raste ajo ka reaguar kundër vendimmarrjes së lidershipit në Partinë Demokratike.