A do ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare? Kryeministri Edi Rama e hodhi poshtë një mundësi të tillë.
Këtë e shpjegoi me faktin se marrëveshja e 5 qershorit është pikërisht ajo që nuk e bën të mundur diçka të të tillë.
“Zgjedhje të parakohshme vendore nuk do të ketë, edhe sa i përket atyre parlamentare. Nuk ekziston një koncept i tillë, atje ku lind nevoja bëhen, por në nocion kombëtar nuk ekziston.
Në zgjedhje të përgjithshme të parakohshme nuk mund të shkojmë se duhet të respektojmë 5 qershorin, për të aplikuar teknologjinë, dhe bëhet nuk bëhet në kaq kohë, është e sigurt se nuk bëhet dot kurrë nëse bëjmë zgjedhje të parakohshme. Mund të donim ta bënim nëse do të donim, por tani nuk bëhet më”, tha Rama.