Baza propozon të larguarit, kërkon “grupin” e Berishës, demokratët e Shkodrës “rikthejnë” Topallin

Shpërndaje

Demokratët kërkojnë rikthimin e figurave të cilët nuk kandiduan ne zgjedhjet e 2017 dhe njihen si kritik të Lulzim Bashës. Anëtarë të strukturave në Shkodër   kane propozuar Jozefina topallin, ish-nënkryetaren e PD si kandidatë për deputete.  Në Vlorë kërkohet rikthimi i Bujar Leskajt, ndërsa anëtarësia në Tiranë ka propozuar edhe ish Ministrin e Jashtëm Besnik Mustafaj.   

Procesi i përzgjedhjes se kandidatëve për deputet dhe kryetarë bashkie, nga anëtarësia, po i jep partisë demokratike mundësinë jo vetëm të hapet ndaji emrave të rinj por edhe për të përfshirë në proces të larguarit e 2017-ës apo kritikët e Bashës. 

Demokratet e Shkodrës kane propozuar Jozefina Topallin, për të qenë sërish deputete e kësaj force politike.  

Edhe pse procesi i propozimeve është në fillimet e saj dhe  ne shume grup seksione ende nuk ka pasur mbledhje, burimet i than RTV Ora, se deri tani në të paktën  dy grup-seksione kane vendosur emrin e  ish nënkryetares së partisë demokratike.

E njëjta situatë paraqitet edh ene qarqe të tjera, ku baza ka propozuar emra të të larguarve  dhe që nuk kandiduan në zgjedhjet e vitit 2017, dhe që kritikuan Bashën për mënyrën se si e drejton Partinë Demokratike.

Demokratët e Tiranës në degën 9 mes shume emrave, kanë propozuar si kandidatët të mundshëm  për deputet ish-ministrin e jashtëm Besnik Mustafaj.

Në vitin 2017, pas humbjes Mustafaj kritikoi Bashën, por në asnjë rast nuk e shkëputi marrëdhënien duke u takuar sistematikisht në vitet e fundit.

Demokratët Vlonjatw, kanw kërkuar rikthimin e Bujar Leskajt, menjëherë sa ky i fundit dorëzoi detyrën e Kryetarit Të kontrollit të Lartë të shtetit.

Leskaj ka kandiduar në qarkun e Vlorës në zgjedhjet e 2005.

Procesi i propozimit të emrave për deputet dhe kryetar bashkisë është në fillesat e saj, ndërsa pritet që shumë emra të tjerë të shkruhen në listë.

Faza e propozimeve do të zgjas deri në 31 korrik, e më pas, në selinë blu do të ngrihet një komision i cili do ti filtroi ata, për ti përballur me pas me votën e anëtarësisë./oranews/

Shpërndaje