Mes debatesh keshilli Bashkiak Shkoder miraton faljen e taksave…

Shpërndaje

Këshilli bashkiak i Shkodrës është shoqëruar me debate lidhur me projekt vendimin për faljen e taksave, tarifave vendore dhe kamatvonesave për bizneset, persona fizik e juridik, individë dhe ojf. Bashkia Shkodër dhe këshilli bashkiak kanë përcjellë disa shkresa derisa erdhi momenti i miratimit por sërish mes debatesh.

Këshilli bashkiak e miratoi këtë projekt vendim me disa ndryshime duke përjashtuar biznesin e madh nga falja e taksave dhe tarifave si dhe duke përjashtuar taksën e pronës. Përpara se të miratohej kryebashkiakja Voltana Ademi dhe kryetarja e këshillit Brisela Kadia shfaqën pretendimet e tyre.

Fillimisht ky projektvendim për faljen e taksave rrezikoi të dështojë sepse grupi i Partisë Social Demokrate u shpreh kundër ndryshimeve të paraqitura nga këshilli bashkiak dhe pro kryebashkiakes Ademi e cila kërkoi që ai projektvendim të kalonte siç bashkia e ka sjellë në fillim.

Pas një pushimi u arrit që falja e taksave dhe tarifave të miratohet me votat pro të PS por edhe të PSD. Kjo falje është bërë për tre muajt e pandemisë dhe lehtëson sado pak bizneset.

Shpërndaje