Rama thirrje turqve për ndihmë: Allahu do më shumë janë ata që janë të dobishëm

Shpërndaje

Pas takimit me presidentin e Turqisë Edogran, kryeministri Edi Rama i bëri thirrje popullit turk për ndihmë.

Rama tha se Allahu do më shumë janë ata që janë të dobishëm dhe se Turqia provoi se i përmbahet urtësisë së saj pas nuk braktisi një vëlla në nevojë.

Edi Rama: “Jam këtu para jush dhe po bëj thirrje për ndihmë. Njerëzit që Allahu do më shumë janë ata që janë të dobishëm për të tjerët dhe kushdo ndihmon një njeri ë vështirësi, Allahu do ta lehtësojë nga vështirësia në ditën e ringjalljes.  

Më lini të jem i qartë miqtë e mi, unë nuk ofroj ringjallje por po kërkoj dritën në zemrat tuaja.

Më lini t’ju kërkoj falje nëse përsëris veten por për të thënë të vërtetën mes kjo dritë pa tek Turqia një prej rrezeve të saj. Mes dhimbjes së papërshkruara për jetët e humbura dhe shkatërrimin që ka qene pothuajse apokaliptike në disa zona. Turqia e provoi edhe  njëherë që i përmbahet urtësisë së saj sepse nuk braktisi një mik e një vëlla në nevojë. Siç thotë edhe thënia e vjetër të ecësh me një mik në errësirë është më mirë se të ecësh i vetëm në errësirë.”

Shpërndaje