Nurja: “Shembjet në Velipojë injorancë me 5 yje”…VIDEO

Shpërndaje

Nuk e justifikon per asnje rrethane ndërhyrjen e Inspektoriatit Kombetar te Mbrojtjes se Territorit ne plazhin e Velipojes, per shembjen e lokaleve ne brezin ranor.

Kjo eshte e paimagjinueshme, diten kur hapet zyrtarisht sezoni i plazhit, ne Velipoje shemben lokalet, kur fare mire mund te veprohej ne vjeshte, me përfundimin e sezonit turistik. Kjo theksohet nga eksperti i qeverisjes vendore, ish-keshilltar i Bashkise Shkoder, Fatlum Nurja.

Nurja thote as pas 30 viteve ndryshime, akoma nuk eshte e qarte se çfare eshte Velipoja per Shkodren, dhe kjo mosdije eshte shume shqetësuese.

Eshte kjo arsyeja qe Nurja ben pergjegjese edhe Bashkine Shkoder, per zvarritjen disavjeçare qe ka treguar ne përcaktimin e rregullores se administrimit te plazhit te Velipojes.

Pas goditjes qe dha termeti me 26 nentor si dhe me pas pandemia, eshte absurde qe te ndërmerren operacione te tilla qe thellojne krizen ekonomike, përfundon reagimin e tij eksperti i qeverisjes vendore, Fatlum Nurja.

Shpërndaje