Kuvendi i Shqipërisë ka zgjedhur dje Kryeprokurorin e ri me anë të një votimi të fshehtë.
Kuvendi ka votuar me 101 vota pro kandidaturën e Olsian Çelës si Kryeprokuror për shtatë vitet e ardhshme. Ai do të zëvendësojë në këtë detyrë Arta Markun.
Për Arta Markun Kuvendi ka votuar me 11 pro 22 kundra dhe 78 abstenim, e ndërsa për Fatjona Memçaj 8 kanë qenë pro, 16 kundër dhe 87 abstenim.
Ndërkohë sot Olsian Çela prej orës 9 të mëngjesit ka marrë zyrtarisht detyrën.