Rindërtimi nis me Laçin, do ndërtohen 500 banesat e premtuara nga Erdogan

Shpërndaje

Në qytetin e Laçit duket se do të hapet kantieri i parë i rindërtimit, ndërsa qytetet e tjera të prekura nga tërmeti do të duhet të presin pranverën.

Kryeministri Rama urdhëroi nisjen e shembjeve në këtë qytet të pallateve të shpallura të pabanueshme dhe shtoi se në këtë bllok do të implementohet premtimi i presidentit turk Erdogan për ndërtimin e 500 shtëpive.  

Rama: Në Laç duhet të fillojmë shembjen e atyre godinave nuk kemi çfarë presiom më. Të gjitha pallatet e Revolucionit Demokratik që vizitova unë duhet të shemben dhe të gjithë atyre duhet tu bëjmë shtëpitë e reja që të kemi dhe në Laç një lagje krejt të re.

Filloni menjëherë shembjen e atyre pallateve, komunikoni me banorët që të marrin çfarë kanë brenda.Filloni shembni pallatet. Premtimi i presidentit turk për 500 shtëpi të fillojë të realizohet dhe aty kemi bllokun më kompakt dhe hapësirën më të mundshme për të vepruar tani. Ndërkohë te këto hapësirat e Tiranës apo Durrësit duhet të planifikojmë, na duhet të bëjmë shumë infrastrukturë. 

Ndërkohë në Laç infrastruktura është aty. Në zonat në Tiranë dhe Durrës ku do të ndërtojmë nuk ka asgjë, vetëm ferra. Në zonën  e Lezhës të identifikojmë edhe njëherë nëse ka pallat për të shembur ta shembim. Të punojmë me intensitet për të pasur planet e rindërtimit brenda janarit. Në pranverë duhet të hapen të gjithë kantierët, kantieri në Durrës, tre në Tiranë. Ai në Laç duhet të hapet menjëherë. Do të jetë kantieri i parë që hapet.

Shpërndaje