Qeveria ka vendosur që sezoni turistik veror të zgjatet deri më 15 nëntor. Por një zgjatje e tillë sezonit nuk përkon me realitetin turistik të Shqipërisë.
Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi i shprehu shqetësimin ministrit të Brendshëm duke kërkuar që të rishihet ky vendim.
“Dua të shpreh shqetësimin e agjencive të operatorëve turistikë të Velipojë që ka të bëjë me rritjen e kostove trë zënies së hapësirës sa i takon sezonit dhe lidhet me me periudhën që është caktuar si sezon plazhi. Sezoni është caktuar nga data 1 qershor deri nga data 15 nëntor, por ne në Shkodër nuk bëjmë plazh më 15 nëntor. Procedura që po aplikohet nga vendimi i ri i VKM për plazhet dhe stacionet e plazheve ka mangësi dhe shpresojmë të tejkalohen në mënyrën që të mos bëhemi barrë që të bëjmë të mundur të funksionojnë stacionet e plazhit.”
Kryetarja e bashkisë deklaroi se një shqetësim të tillë e kishte trajtuar edhe me ministrin Klosi.
Deklarata u bë në një takim me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj në Velipojë.