Rama jep lajmin: Hiqet tatimi mbi fitimin për bizneset e vogla deri në vitin 2029, po mendojmë që edhe TVSH…

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama, në një lidhje me emisionin “Opinion”, tha se biznesi i vogël që kap xhiron deri në 140 mijë dollarë në vit nuk do ta paguajë tatim fitimin deri në 2029. Ai tha se shumë shpejt do të mendojmë të heqin edhe TVSH-në.

Rama tha se mban përgjegjësi që heqja e taksës do të jetë në fuqi deri në vitin 2029, duke u shprehur kështu me bindje se do të fitojë edhe dy mandate.

“Shumë shpejt do ta ligjerojmë që cdo shqiptari, që punon, ka një biznes të vogël me xhiro 140 milion lekë të vjetra, nuk do paguajnë asnjë taksë deri në 2029.

Do i heqim cdo taksë, zero, nuk do paguaj asgjë. Cdokush, ne kemi një biznes të vogël që mban në punë një numër të konsiderueshem familjes, janë njerëz që e krijojnë punën vetë, me një kafe, lokal, dyqan, dhe përballojnë një torturë prej 30 vitesh me inspektor, kotrolle, dhe rikontrolle, me ata që ju vijnë në emer të shtetot dhe u thonë më jep një kafe. Ne duam tua heqim këtë. Këta do jënë njerëz të lirë që me shtetin do kenë vetëm një marrëdhnie, të qenit roje me shtetin për biznesin e madh. Pra nuk do paguajnë asnjë lek deri në 2029.”, tha Rama

Shpërndaje