Në natën e quajtur nata e transparencës emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” në “News24” vijoi maratonën e bamirësisë për të dëmtuarit e tërmetit. Elvis Naçi bëri publike shifrën e grumbulluar duke llogaritur gjithë valutat në euro, dollarë, franga dhe paund deri pas mesnatës së të martës. Ai tha se u mblodhën 5. 176. 244 euro.
E gjithë shuma e parave do të investohet në ndërtimin e banesave të banorëve të Thumanës të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
Telefonata të shumta dhe qindra mesazhe mbërritën në studio, por publiku u emocionua shumë kur një djalë 33 vjeçar i shtruar në pavionin e onkologjisë, tha se kishte dhuruar siguracionin e jetës prej 35,000 eurosh në llogarinë e fondacionit “Firdeus”.
Elvis Naçi deklaroi se çdo kontribut që shqiptaret kane dhënë do jete transparente dhe se Thumanës do i rindërtohen banesat e rrënuara nga tërmeti. Këtë të premte emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” do të vijojë maratonën e bamirësisë sërish në “News 24”.