Në ditën e dytë të bisedimeve 9 orëshe, ambasadorja amerikane ka vënë në dukje progresin e arritur deri tani.
Por sipas saj, pritet që të ketë një konsensus edhe nga opozita, pasi sipas diplomates amerikane maxhoranca ka bërë lëshime, duke pasur edhe më shumë privilegje.
Ndërkohë, sipas Yuri Kim çdo palë fitoi, por mbi të gjitha sipas saj fitoi populli shqiptar dhe çdokush. Pa asnjë rezervë, diplomatja amerikane vuri në dukje edhe faktin se Qeveria ka rënë dakord dhe se topi tashmë është në fushën e Bashës. Sipas saj, duhet të ketë një konsensus edhe nga opozita, për të pasur më në fund reformën që do e dëshironte çdo shqiptar.
“Faleminderit që keni pritur me ne gjithë këtë ditë. kemi pasur një ditë të gjatë. Dje kemi bërë progres të mirë jemi takuar sot për 9 orë të tjera dhe bëmë progres të jashtëzakonshëm. Në një negociatë që është kaq e rëndësishme për të ardhmen e shqipërisë, çdo palë, çdo parti i kërkohet që të japë që shqip të fitojë. Çdo palë dha, çdo palë fitoi. Populli shqiptar mund të fitojë akoma më shumë. Çdo palë dha por më duhet t’i jap merita të veçanta partisë në pushtet. Kemi marrëveshje” – tha ambasadorja Amerikane.