300 lekë hyrja në kalanë Rozafa, ndërkohë në Lezhë bëhet sërish në 100 lekë…

Muaji janar 2020 nisi me ndryshimin e tarifave për të vizituar muzetë, sitet arkeologjike dhe kalatë.

Kalaja e Shkodres dhe e Lezhes nga 100 lekë u bënë në 300 lekë hyrja për vizitorët.

Nderkohë tërheq vëmendjen se kalaja e Lezhes i është kthyer çmimit 100 lekë për vizitorë. Ndërsa ajo e Shkodres vijon të jetë 300 lekë, një çmim ky i kripur për kushtet ekonomike të Shqipërisë.

NJOFTIMI I DRKK SHKODËR KU SHIFET NDRYSHIMI I KALASE LEZHË:

Në vëmendjen tuaj❗

Në zbatim të Urdhërit të Ministrisë së Kulturës Nr.184 dt.03.06.2020
👉Për periudhën 3 Qershor- 31 Gusht 2020 çmimi i biletës elektronike dhe manuale në sitet tona bëhet:

-Parku Arkeologjik Shkodër
Kalaja Rozafa 300 lekë

-Parku Arkeologjik Lezhë
Kalaja e Lezhës 100 lekë

👉 Çmimi i biletës online në www.cultureticketsalbania.al
-Kalaja Rozafa 200 lekë
Për grupe +50 100 lekë

👉Duke respektuar protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe masat antiCovid 19, oraret e vizitave në sitet tona :

👉E Hënë- E Dielë
09: 00 – 18 : 00

👉Për periudhën 3.06.2020 – 31.08.2020 çdo e Dielë hyrja falas.