Zohran Mamdani merr detyrën si kryebashkiak i ri i Nju Jorkut, betohet mbi Kuranin…

Shpërndaje

Sipas njoftimit të publikuar, Zohran Mamdani është paraqitur si kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut, duke marrë detyrën vetëm pak orë më parë. 34-vjeçari, emigrant me origjinë nga Uganda, përshkruhet si figurë historike, duke u cilësuar si kryebashkiaku i parë mysliman i qytetit, i pari me prejardhje nga Azia Jugore dhe më i riu që ka mbajtur këtë post në më shumë se një shekull.

Ceremonia e betimit thuhet se u zhvillua pak pas mesnatës, në një ambient privat dhe me ngarkesë të fortë simbolike. Mamdani u betua në prani të bashkëshortes së tij, artistes Rama Duvaji, si dhe të prindërve të tij, regjisores Mira Nair dhe profesorit të Universitetit Columbia, Mahmud Mamdani.

Betimi i detyrës iu dha nga Prokurorja e Përgjithshme e Shtetit të Nju Jorkut, Letitia James, të cilën Mamdani e ka përshkruar si një figurë frymëzuese në rrugëtimin e tij politik. Ceremonia u mbajt në platformën e stacionit të vjetër të metrosë së Bashkisë, nën City Hall Park në Manhattan, ndërsa betimi u krye mbi Kuranin.

Shpërndaje