Zef Çuni: Tre gënjeshtra të mëdha nga zyra e shtypit të bashkisë Shkodër…

Shpërndaje

TRE GENJESHTRA TE MEDHA NGA ZYRA E SHTYPIT TE BASHKISE SHKODER.

1. Genjeshtra e pare : ne studimin e derguar Institucioneve nuk parashikohen ndertime 5,6, dhe 7 kate por lartesia max eshte propozuar 3 kate – ne projekt eshte e kunderta por keta bien brenda vete pasi ne qendren historike sipas ligjit nuk ndryshon as volumi, lartesia e forma duke i ngritur ne 3 kate.

2. Genjeshtra e dyte : ne zonen ku kam pronen time gjoja kam influencuar per lejimin e ndertimeve 7 kate – kjo eshte nje shpifje e shemtuar pasi vila ime eshte 1 kat e gjysem dhe zona nuk eshte pjese e qendres historike dhe une nuk kam asnje influence mbi PPV te miratuar nga Qeveria.

3. Genjeshtra e trete : nga Bashkia me jane refuzuar 65 % e aplikimeve per leje – genjeshter e madhe pasi Bashkia me ka refuzuar 100 % te projekteve nga te cilat rreth 17 projekte kane miratimin e tre Ministrave te Kultures dhe dy edhe te KKTU.

Kjo administrate e pafte e inatcore, mendon se me ben dem mua por ne fakt i ka mohuar qytetit rreth 5 miljon euro investime dhe dem qytetareve dhe punesimit ne qytet. Bashkia ka vite qe pothuajse ka bllokuar lejet e ndertimit edhe per operatore te tjere.
Jam i bindur se keta te paafte qe nuk kane nje veper te projektuar vete, edhe Kole Idromenos po te ishte gjalle nuk do ti jepnin leje.

Do te ishte me produktive te reflektonin mbi ate cfare i kerkoi grupi i intelektualeve e artisteve shkodranë dhe ti kerkonin llogari firmes qe gatoi kete lloj ” studimi “. Perseri nuk jane vone.

Shpërndaje