Votat e diasporës/ 43 mijë fletë të numëruara, 42 mijë votues të regjistruar…

Shpërndaje

Procesi i numërimit të votave të diasporës vijon ende prej 6 ditësh. Ndërkohë gjatë këtij procesi janë konstatuar disa probleme, të cilat janë evidentuar edhe nga përfaqësues të Partisë Demokratike.

Në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhje, rezulton se për qarkun e Tiranës janë numëruar rreth 43 mijë fletë votimi të diasporës, ndërkohë që zyrtarisht ishin regjistruar vetëm 42 mijë votues nga diaspora në këtë qark.

Shpërndaje