Voltana Ademi: S’kisha para as per kepuce por nuk emigrova

Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi u përball me pyetjet e të rinjve gjatë një takimi të zhvilluar në kuadër të edicionit të parë të Rock Politik në qendrën rinore Arkas, pjesë e projektit YOUTH LED financuar nga USAID.

Pasi tregoi mbi punën e bërë për të rinjtë, kryebashkiakja Ademi e pyetur për emigracionin masiv ajo për herë të parë solli historinë e saj kur shkatërruar dhe kur është kthyer nga Italia në vitin 2000.

Kryebashkiakja tregoi se familja e saj para 20 vitesh ishte e varfër dhe rrëfen se si ka shkuar deri tek intervista e fundit në Varshavë për të emigruar në Kanada por aty është tërhequr duke vendosur të qëndrojë në Shkodër.

Kryebashkiakja përmendi disa prej arritjeve sa i përket të rinjve përmes punës dhe projekteve te ndryshme ndërsa e pyetur nëse do të ishte e lumtur që djali i saj 10 vjeçar nesër të jetë një i ri i qytetit nuk u përgjigj drejtpërdrejtë duke u fokusuar vetëm tek mirë arsimimi i tij por edhe duke treguar një tjetër histori personale.

Kryebashkiakja Ademi përveç punës së saj në 4 vite për të rinjtë tregoi edhe cila është strategjia e zhvillimit për të ardhmen. Të rinjtë në Shkodër përballen me probleme të shumta dhe mungesa të mëdha. Mungojnë fushat sportive, vendet e argëtimit, mungon një qendër artistike e kulturore për të rinjtë si dhe mundësitë e punësimit janë minimale duke i bërë ata që të emigrojnë.